08 December 2019
08.12.2019, Prishtinë - Oda e Avokatëve të Kosovës certifikoj grupin e radhës të kandidatëve për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës.
Kandidatët kanë qenë vijues të rregullt të trajnimin 8 javor të organizuar nga OAK, duke u përgatitur në fusha dhe lëmi të ndryshme të jurisprudencës, ku angazhimi i tyre është bazuar në ndarje ekipore dhe komunikim të hapur për të thelluar njohuritë në fushën e jurisprudencës dhe ngritjes së aftësive të tyre.
Trajnimet u kanë ofruar atyre qasje cilësore dhe po shërbejnë si një rrjet i rëndësishëm për mobilizimin e juristëve, që janë në proces për t’u bërë kandidatë potencial për dhënien e provimit të Jurisprudencës.
Ndarjen e certifikatave e bëri kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli.
Trajnimi përbëhet nga programet themelore dhe të avancuara duke përfshirë ligjërues, ekspert dhe profesionist të fushave, për të cilat ata janë përgjegjës në ushtrimin e profesioneve juridike, si dhe anëtarë të Komisionit të Provimit të Jurisprudencës.
Për të qenë pjesë e trajnimit për provim të jurisprudencës të organizuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës, Ju mund të dërgoni kërkesën përmes e-mail: info@oak-ks.org ose Tel: 038/244-586. Në kërkesë shkruani kontaktet e juaja (Emrin/mbiemrin, numrin e telefonit, e-mail adresën), pastaj stafi i OAK-së do ju informon me detajet tjera shtesë.
Për më tepër kliko në linkun në vijim:
http://oak-ks.org/sq/slideri-ne-footer/4291