KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Drejtori Ekzekutiv i OAK-së Florim Shefqeti priti në takim Drejtoreshën Ekzekutive të Agjencionit për Ndihmë Juridike Falas znj. Anita Alaj – Kalanderi

20 February 2020

ekipi

20.02.2020, Prishtinë – Drejtori Ekzekutiv i Odës së Avokatëve të Kosovës z. Florim Shefqeti, së bashku me Administratorin për caktimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare z. Besim Abdullahu, pritën në takim Drejtoreshën Ekzekutive të Agjencionit për Ndihmë Juridike Falas znj. Anita Alaj – Kalanderi dhe znj. Flutura Berbati – Zena.

Në këtë takim u diskutuan çështje të ndryshme duke qenë në fokus bashkëpunimi në mes të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe Agjencionit për Ndihmë Juridike Falas.

Drejtori Ekzekutiv i OAK-se Florim Shefqeti në emër të OAK-së, kërkoj rritjen e limitit prej 500 euro për rast pranë ANJF për avokatët, mundësinë që angazhimin e avokatëve për nevoja të Agjencionit ta bëjë OAK, të rivlerësohet aspekti i suksesit në procedurë, si dhe publikimin e të gjitha angazhimeve me qëllim të angazhimit proporcional, si dhe kompenzimin e shpenzimeve të avokatit në procedurën e konfliktit administrativ.

Ai ndër të tjera shprehu gatishmërinë e tij për vazhdimin dhe ngritjen e bashkëpunimit në mes të këtyre dy institucioneve duke theksuar se OAK mbetet përherë e hapur për koordinim të aktiviteteve në lëmitë të cilat lidhet OAK me Agjencionin.

U diskutuan çështjet e pastrimit të listave të avokatëve të cilët duan të ofrojnë shërbime juridike përmes Agjencionit, ngritja e transparencës së angazhimit të avokatëve nga Agjencioni për Ndihmë Juridike Falas.

Ndër të tjera u shtrua edhe çështja e tarifës për shërbimet e avokatëve pranë Agjencionit, mundësitë për trajnime të stafit të Agjencisë e të tjera.

Të dy palët u pajtuan që do të vazhdojnë bashkepunimin dhe do të takohen më shpesh për koordinim të aktiviteteve të përbashkëta të të dy institucioneve.