07 February 2020
07.02.2020, Prishtinë – Nën udhëheqjen e Kryesuesit z. Enver Peci, Kryetar i Komisionit dhe në mbështetje të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u mbajtë takimi i radhës, në të cilin ishin kryesuesit dhe bartësit e sistemit të drejtësisë në Kosovë, anëtar i Këshillit Drejtues të këtij Komisioni është edhe Kryetari i OAK-së z. Osman Havolli.
Në këtë takim u prezentua udhëzuesi sipas modelit anglo-amerikan, në mënyrë specifike për caktimin e gjobës si sanksion në rastet e veprave penale sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili udhëzues në të ardhmen duhet që të jetë dhe të aplikohet në sistemin gjyqësor të Kosovës.
Në këtë takim u diskutuan çështje domëthënëse dhe mjaftë të rëndësishme, duke shqyrtuar dhe analizuar shqiptimin e gjobave në të holla, sipas një modeli të cilin e aplikojnë shtetet e sipërcekura dhe i cili në një mënyrë duke analizuar dispozitat ligjore të shqiptimit të dënimit me gjobë, mund të aplikohet edhe në Kosoovë.
Këshilltari i Lartë Ligjor nga Ambasada Amerikane z. Corey Smith, tha se Ambasda Amerikane është në përcjellje të këtij udhëzuesi, për sistemin gjyqësor në Kosovë, dhe se me fillimin e aplikimit të këtij udhëzuesi, në përcaktimin e denimit me gjobë dhe matjes së denimit me gjobë, sistemi gjyqësor në Kosovës do ta ketë më lehtë në identidfikimin dhe përcaktimin e shumës dhe lartësisë së denimit.
Kryetari i Gjykatës Supreme, z. Enver Peci tha se ky udhëzues do të ketë një orientim të drejtë, real, orientues dhe përcaktues, me rastin e matjes së dënimit për të pandehurin, për veprat penale ku ligji e lejon dënimin me gjobë.
Kryetari i OAK-së z. Osman Havolli, tha se nga këndvështrimi i avokatisë por edhe nga pozicioni i avokatit mbrojtës, me siguri se do të kemi një përcaktim dhe udhëzim më të përafërt në përcaktimin e dënimeve me gjobë, për kryerësit e veprave penale për të cilat është paraparë dënimi me gjobë. Ai tha se lidhur me këtë udhëzues do t’i informoj kryetarët e degëve Regjionale por edhe gjithë avokatët për mënyrën dhe modalitetet e aplikimit të këtij udhëzuesi, duke kërkuar nga Kryesuesi por edhe nga Ambasada Amerikane që të mbahen trajnime përmes Qendrës Trajnuese të OAK-së, për t’i njoftuar më për së arfërmi avokatët për proceset të cilat do të jenë të aplikueshme dhe të zbatueshme në sistemin gjyqësor të Kosovës.
Takimi i radhës i këtij Komisioni është caktuar që të mbahet me datë 19.02.2020, me të gjithë prijësit e sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Për të gjitha zhvillimet e të cilat janë në interes për avokatinë do të informoheni me kohë.