21 February 2020
Themeluesi i Fondacionit për bamirësi “Firdeus” z. Elvis Naçi, i falenderoj përzemërsisht Avokatët vullnetar të Odës së Avokatëve të Kosovës, i cili tha se grumbullimi i shumës prej 6365 euro, Avokatët treguan dhe dëshmuan solidaritetin dhe përkushtimin e tyre në vepër për të ndihmuar njerëzit në nevojë në Republikën e Shqipërisë, pas tërmetit me pasoja, viktima në njerëz dhe dëme të mëdha materiale.
Të hollat e grumbulluara, i dorëzoj me datë 15.02.2020 në Tiranë, në emër të Avokatëve të Kosovës, Kryetari i OAK-së Osman Havolli i cili me rastin e dorëzimit të tyre tha se sado që kjo shumë e të hollave nuk është e madhe, shprehë dhe përcjellë mesazhin e solidaritetit të avokatëve vullnetar të Kosovës, të cilët me mendje dhe shpirtë janë afër njerëzve të goditur nga tërmeti.
Themeluesi i Fondacionit Elvis Naçi, garantoj se të hollat e grumbulluara nga Avokatët, do të shkojnë dhe do të shfrytëzohen për njerëzit në nevojë, duke kërkuar nga kryetari i OAK-së t’i falenderoj përzemërsisht avokatët e Kosovës.
Emrat e Avokatëve që dhuruan ndihma për tërmetin në Shqipëri i gjeni duke klikuar KËTU