KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

RI-SHPALLJE E INTERESIT: Anëtari i Këshillit Prokurorial nga Oda e Avokatëve të Kosovës

13 March 2020

ekipi

Në bazë të Ligjit Nr.06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës neni 9 paragrafi 1.2, paragrafi 3 dhe nënparagrafi 3.1, lidhur me nenin 65 paragrafi 10 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, sipas vendimit të datës 27.09.2019 të Këshillit Drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës, hapim këtë:

RI-SHPALLJE TË INTERESIT

ANËTARI I KËSHILLIT PROKURORIAL

Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës, sipas kompetencave të tij, do t’i propozoj Kuvendit të Kosovës, dy avokatë për zgjedhjen e një anëtari në Këshillin Prokurorial të Kosovës, andaj avokatët e interesuar për ushtrimin e kësaj pozite dhe përfaqësimin e interesave të OAK-së, duhet të paraqesin kandidaturat e tyre.


Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin:

- CV, dhe

- Letër motivuese

Kandidaturat duhet të dorëzohen në OAK në Prishtinë apo të skenuara të dërgohen përmes e-mailit në info@oak-ks.org

Afati për paraqitjen e kandidaturave vlenë deri të premten me datë 20.03.2020, në ora 16:00.

Datë: 13.03.2020