13 March 2020
Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme të datës 13 Mars 2020, pas shqyrtimit të situatës së krijuar nga COVID 19, mori këtë:
Q Ë N D R I M
- Të vendoset nje komunikim i vazhdueshëm ndërmjet OAK-së - KGJK-së dhe KPK-së, lidhur me gjendjen e krijuar për COVID 19;
- Të kërkojë nga KGJK dhe KPK, të njoftojnë OAK-në, për çdo ndryshim të mundshëm;
- Të kërkojë nga Drejtoria e Burgjeve dhe Qendrave të Paraburgimit lidhur me orarin e vizitave gjatë kësaj gjendjeje;
- Njoftimi i avokatëve që kërkesat për shtyerje të seancave të i drejtojnë në dy e-mail adresa të Odës[1] dhe në dy numrat e telefonit kujdestar[2], në rastet kur ata e kanë të pamundur të njoftojnë organet që e zhvilljnë procedurën;
- Të kërkohet nga KGJK dhe KPK, që të njoftohet OAK ose avokatët lidhur me shtyerjen e seancave, për të evituar çasjen fizike të avokatëve me institucionet përkatëse;
- Të pezullohen të gjitha aktivitetet e Odës, duke përfshirë trajnimet, manifestime etj.
Për Këshillin Drejtues të OAK-së
Av. Behar B. EJUPI
Kryetar