17 March 2020
Të nderuar,
Ju informojmë se pas situatës së krijuar nga virusi COVID-19, masat e marra nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucioneve të tjera, që ndërlidhen me punën e Avokatëve, është pezulluar puna edhe në Odën e Avokatëve të Kosovës.
Stafi i OAK-së, do të vazhdojë ofrimin e shërbimeve në mënyrë elektronike.
Avokatët dhe palët nëse kanë kërkesa lidhur më OAK-në, (dërgesa, njoftime, kërkesa, vërtetime etj), të na kontaktoni në numrin e telefonit kujdestarë +38344518642 apo përmes e-mail-it: info@oak-ks.org.
Me respekt,
Oda e Avokatëve të Kosovës