KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Njoftim!

12 April 2020

ekipi

Të nderuar avokat/e,

Urojmë të jeni mirë!

Me rastin e nxjerrjes së vendimit nga institucionet e vendit për futjen në karantinë të qyteteve si Prishtina, Ferizaji, etj. Në këtë vendim avokatët nuk janë të përfshirë që të lëvizin lirshëm, për kryerjen e punëve të domosdoshme.

Kryetari i OAK-së, ka zhvilluar biseda me organet dhe institucionet kompetente, për të kërkuar që avokatët të lëvizin lirshëm kur ata kanë për të kryer punët e tyre.

Gjatë bisedave të zhvilluara, kryetari ka gjetur përkrahjen dhe dakordimin që vendimi për kufizimin e lëvizjes, do të plotësohet dhe avokatëve do t'u mundësohet liria e lëvizjes sikurse Institucioneve tjera të drejtësisë.