23 April 2020
Të nderuar qytetarë të besimit Islam,
Kam nderin që, në emër të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe në emrin tim personal, t'jua shpreh urimet më të sinqerta për fillimin e Muajit të bekuar të Ramazanit, të gjithë ju qytetarëve të besimit Islam.
Urojmë që t'ia kaloni mirë në këtë muaj të bekuar, t'ia dilni me agjërimin dhe me adhurimet e mirësitë e tjera që bëni, ju qofshin të gjitha të pranuara, ndërsa ju të bekuar, të lumtur e të begatuar!
Av. Behar Ejupi, kryetar
Oda e Avokatëve të Kosovës