07 May 2020
07.05.2020, Pejë – Kryetari i Degës Regjionale të OAK-së në Pejë, z.Blerim Ademaj, ka mbajtur një takim online me krerët e institucioneve të drejtësisë në këtë Regjion. Në këtë takim online u diskutua për vështërsitë me të cilat po ballafaqohemi në këtë kohë të krijuar nga situate emergjende për shkak të pandemisë Covid-19.
Ne këtë takim on-line nëpërmjet Skype moren pjesë:
1. Z. Agim Kurmehaj- Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Pejë;
2. Z. Sami Sharraxhiu- U.D. Kryetarit të Gjykatës Themelore në Pejë;
Gjyqtarët Mbikëqyrës të Degëve:
1. Z. Sulltan Dobraj - Deçan,
2. Z. Arben Mustafaj - Istog dhe
3. Z. Prenk Palushi - Klinë
Z. Blerim Ademaj - Kryetari i Degës Regjionale të OAK-së në Pejë;
Z. Daniel Lezo- Mbikqyrësi i OSBE zyra Ligj & Drejtësi për Kosovën Perëndimore;
Znj. Fitnete Dula,Dhurata Shishko, Ergys Rexha- Staf i OSBE Monitorues në Gjykatë;
Në këtë takim u bashkëbisedua rreth problemeve që po kalojmë në këtë kohë pandemie. Kryetari z. Ademaj ka njoftuar bashkëbiseduesit rreth angazhimeve të avokatëve sipas detyrës zyrtare gjatë periudhës 14 mars e deri më 7 maj 2020.
Në polici kanë qenë të angazhuar gjithësej 73 avokatë. Në stacionin Policor në Pejë kanë qenë 25 raste, në stacionin Policor në Deçan 25 raste, në stacionin Policor në Istog 8 raste dhe në stacionin Policor në Klinë 15 raste.
Përveq kësaj kryetari Ademaj ka paraqitur problemet dhe vështërsitë me të cilat po ballafaqohen avokatët në këtë kohë, lidhur me mospagesat e faturave të avokatëve që kanë qenë të angazhuar sipas detyrës zyrtare në Gjykatën Themelore ne Pejë.
Kryetari i Gjykatës tha se është kohë pandemie, dhe se Gjykata është duke punuar me staf të reduktuar.
Një problem tjetër me të cilin ballafaqohen avokatët e këtij regjioni ka të bëjë me mospajisjen e avokatëve me procesverbale pas intervistimit të të pandehurëve në polici, derisa Kryeprokurori premtoi se do ta paraqes këtë cështje pranë Kolegjiiumit të Prokurorëve, dhe se do të veprohet sikurse në të gjitha Prokuroritë tjera.
U diskutuan edhe cështje tjera me interes të të gjitha palëve, duke synuar vazhdimësinë e takimeve të tilla për zgjedhjen e problemeve të ndërsjellta.
Takimi i radhës është caktuar të mbahet me 28.05.2020, ora 11:00.