KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Ndërroj jetë avokati Ibrahim Elshani nga Malisheva

08 May 2020

ekipi

08.05.2020, Malishevë - Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e saj, avokatin Ibrahim Elshani, në moshën 71 vjeçare.

Oda e Avokatëve të Kosovës, i shpreh ngushllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Avokati, Ibrahim Elshani u lind në vitin 1949 në fshatin Ostrozub, Komuna e Malishevës. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës, ndërsa pas luftës kishte punuar avokatë, dhe më pastaj kishte ushtruar profesionin e Noterit për disa vite deri kur kishte arritur moshën e pensionimit.

Avokati Ibrahim tash e një vit kishte ushtruar profesionin e avokatit me seli të zyrës në Malishevë.