KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Ndërroj jetë avokati Kapllan Baruti nga Mitrovica

19 July 2020

ekipi

19.07.2020, Mitrovicë – Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e saj, avokatin Kapllan Baruti.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, me datë 19.07.2020 në ora 16:00, në varrezat e muslimanëve në veri të Mitrovicës. Për shkak të situatës së Covid-19, varrimi do të bëhet vetëm nga familja e ngushtë.

Oda e Avokatëve të Kosovës, i shpreh ngushllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Avokati, Kapllan Baruti u lind në vitin 1942 në Komunën e Mitrovicës. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Beogradit në vitin 1966, ndërsa provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë me datë 17.06.1969 në Prishtinë. Gjatë viteve 1999-2010 kishte punuar si kryetar i Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë.

Avokati Kapllan ushtroi profesionin e avokatit që nga data 05.10.2010 me seli të zyrës në Mitrovicë.