03 September 2020
03.09.2020, Prishtinë - Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës, mbajti mbledhjen e radhës përkatësisht vazhdimin e mbledhjes nr.206.
Gjatë mbledhjes, Këshilli Drejtues diskutoi për pikat e rendit të ditës të mbetura nga mbledhja nr.206 e mbajtur me datë 29.07.2020.
Këshilli Drejtues në këtë mbledhje shqyrtoj kërkesat drejtuar Këshillit Drejtues, sipas rendit të ditës në të ndryshme.
Në këtë mbledhje u përveç këtyre çështjeve, anëtarët e Këshillit Drejtues diskutuan lidhur me disa çështje me rëndësi për avokatë, shqyrtimi i të cilave do të bëhet në mbledhjet e ardhshme.
Mbledhja e radhës e Këshillit Drejtues do të jetë, mbledhje licensuese dhe do të pranoj aplikacione për avokatë dhe praktikantë të avokatisë, deri me datë 18.09.2020, në ora 16:00.
Aplikacionet pranohen në zyret e OAK-së në Prishtinë, në adresën Rr: “Bedri Pejani” nr.31.
Me respekt,
Oda e Avokatëve të Kosovës