KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Dega Regjionale e OAK-së në Mitrovicë, në bashkëpunim me OSBE, organizuan tryezën e përbashkët Bench Bar

18 September 2020

ekipi

Mitrovicë, 18.09.2020 – Dega Regjionale e OAK-së në Mitrovicë, e kryesuar nga Kryetari i kësaj Dege, z. Vehbi Beqiri, në bashkëpunim me OSBE-në, mbajti tryezën e përbashkët Bench Bar, në të cilën ishte prezent edhe Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi.

Në këtë takim përveç përfaqësuesëve nga Oda, morën pjesë edhe përfaqësues nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, përfaqësues nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, pjesëmarrës nga Policia e Kosovës, si dhe përfaqësues nga OSBE-ja. Qëllimi i këtij takimi të përbashkët ishte thellimi i bashkëpunimit më të mirë në mes të akterëve të sistemit të drejtësisë në mënyrë që të fuqizohet drejtësia në Kosovë.

Pjesëmarrësit në këtë takim diskutuan lidhur me temën: “Integrimi i sistemit gjyqësor në Regjionin e Mitrovicës, të arriturat dhe sfidat”.

Në këtë takim të përbashkët u diskutuan të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohen institucionet gjyqësore në Regjionin e Mitrovicës. Këto takime të përbashkëta planifikohet të jenë jo formale. Të gjitha çështjet do të jenë specifike dhe të fokusuara. Këto zgjidhje mandej do të ndahen me autoritetet regjionale dhe ato të nivelit qendror.

Pikat në fokus:

· Trajtimi i lëndëve civile dhe penale

· Përkthimi-sfidat

· Afati kohor i arsyeshëm i trajtimit të lëndëve në procedurë.

Përmbledhje e të gjeturave dhe rekomandimeve nga pjesëmarrësit

· Përkundër integrimit të sistemit gjyqësor vazhdon të jetë gjendja e rënd në në zgjidhjen e rasteve të shumta që janë në pritje si në fushën civile dhe penale;

· Është e domosdoshme emërimi i gjyqtarëve dhe prokuroreve të rinjë e sidomos atyre shqiptar;

· Gjuha në procedurë dhe respektimi i të drejtave në përkthim si për gjykatën ashtu edhe për palët në procedurë, në mungesë të përkthyesëve, po shkakton vështirësi. Të shikohen mundësit që KGJK-ja të angazhoj përkthyes;

· Transparenca e trajtimit të lëndëve të jetë e qasshme për të gjithë;

· OAK të siguroj përfaqësim të denjë për rastet e rënda, të cilat kërkojnë trajtim nga avokatët me përvojë dhe që e flasin gjuhen e palës;

· U konfirmua numri i madh i leëdëve të cilat akoma nuk trajtohen edhe përkundër faktit se janë lëndë të vjetra, në pritje nga viti 2002 e tutje si në fushën civile dhe penale;

· Nuk duhet trajtuar lëndët për tu plotësuar norma e gjykatës-sit, por, për tu zgjidhë lëndët që nga vitet 2002 e këndej, kanë mbetur pa u trajtuar.

· Secili gjyqtar të vlerësohet përmes raportit se ai ka trajtuar me prioritet lëndët apo ka pasur përzgjedhje selektive;

· Të bëhet transparente përmes shpalljes, në hyrje të gjykatës, se cilat lëndë trajtohen nga cili vit, cili gjyqtar dhe të cilës natyre janë.

· Mundësia të ndahen gjyqtar për çështje statusore (shkurorëzime, njohje etj...)

· Rastet e sjelljeve individuale të avokatëve, jo ne përputhje me etiken apo ligjin në fuqi, të njoftohen organet e OAK-së dhe jo të shërbejnë si rast për ndërmarrje të hapave të njëanshme për të gjithë avokatët tjerë.

Takimi u përmbyll me këto të gjetura duke u theksuar se duhet të ketë vazhdimësi të këtyre takimeve me qëllim që të shihet se sa po realizohen të gjeturat e këtij Bench Bar-i ashtu që për organizimin dhe pjesëmarrjen në këtë tryezë u falenderuan pjesëmarrësit, Kryetari i OAK-se z. Behar Ejupi, Albulena Ukimeraj, Koordinatore e QTA-së në OAK, Kryetarin e Gjykatës Themelore z. Nikola Kabasic, Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë z. Shyqri Syla, Përfaqësuesin e Policisë së Kosovës, gjyqtar, prokuror, dhe në veqanti përfaqësuesin e OSBE-së z. Xhelal Beqiri, për mbështetjen në mbajtjen e kësaj tryeze.