KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Oda e Avokatëve të Kosovës, licenson 14 avokatë dhe 37 praktikantë të rinjë

09 October 2020

ekipi

09.10.2020, Prishtinë – Odës së Avokatëve të Kosovës, i’u shtuan edhe 14 avokatë të rinjë dhe 37 praktikantë të avokatisë, të sistemuar në zyrat e avokatëve në tërë Republikën e Kosovës.

Avokatët dhe praktikantët, e dhanë betimin para Kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi, i cili udhëhoqi me këtë ceremoni solemne.

Kryetari Behar Ejupi, gjatë ceremonisë së betimit, ju uroi suksese avokatëve dhe praktikantëve të rinjë në rrugëtimin e tyre profesional, duke shprehur se avokatia është profesion i lirë dhe fisnik, të cilin avokatët duhet ta ushtrojnë me etikë dhe profesionalizëm.

Kryetari Ejupi, u zotua se ai dhe Oda e Avokatëve të Kosovës do të jetë afër avokatëve, duke i përkrah ata në interesa të përbashkëta, me qëllim të përmbushjes së misionit të OAK-së dhe rolit të saj, në përmirësimin e sistemit të avokatisë në Kosovë, duke theksuar se avokati duhet të ketë dinjitet dhe të jetë gjithmonë profesional dhe etik karshi të gjitha institucioneve në Kosovë e në veçanti sistemit gjyqësor .

Oda e Avokatëve të Kosovës, për çdo vit begatohet me juristë respektivisht avokatë dhe praktikantë të rinjë, ashtu që tani Oda numron 1095 avokatë dhe 226 praktikantë.