04 November 2020
04.11.2020, Prishtinë – Komiteti për Etikë dhe Sistem Disiplinor i Odës së Avokatëve të Kosovës, mbajti mbledhjen konstituive, në të cilën anëtarët e Komitetit me shumicë votash zgjodhën avokaten nga Prishtina znj. Merita Stublla-Emini, Kryetare të këtij Komiteti, ndërsa Nënkryetare i Komitetit u zgjodh z. Agron Karatash avokat në Prizren.
Komiteti për Etikë dhe Sistem Disiplinor, përbëhet nga avokatët: Merita Stublla-Emini – Prishtinë, Agron Karatash – Prizren, Blerim Halimi – Prishtinë, Dardan Hakiu – Ferizaj, Gasper Komani – Gjakovë, Iliriana Haziri-Kryeziu – Gjilan, Liridon Tafa – Pejë, Sandra Fazliu – Mitrovicë dhe Saranda Keqekolla-Sadiku – Prishtinë.
Mbledhjen e këtij Komiteti e hapi Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës z. Behar Ejupi i cili uroj anëtarët për themelimin e Komitetit nga Këshilli Drejtues, duke shprehur gatishmërinë për përkrahjen e pakursyer të OAK-së në arritjen e objektivave dhe synimeve të Komitetit.
Konform Rregullorës për Organizimin dhe Punën e Komiteteve, monitorues i këtij Komiteti do të jetë Kryetari i Degës Regjionale në Gjilan, z. Flamur Ahmeti, njëherit anëtar i Këshillit Drejtues.
Komiteti për Etikë dhe Sistem Disiplinor, diskutoj lidhur me aktivitetet për këtë vit, objektivat e Komitetit, përcaktimin e dinamikës së punës, përgatitjen përkatësisht përpilimin e planit të punës dhe planit të buxhetit për vitin 2021, nevojën për rishikimin e Kodit të Etikës Profesionale të Avokatit si dhe çështje tjera.
Anëtarët e këtij Komiteti u pajtuan që mbledhja e radhës të mbahet me datë 20.11.2020 në ora 15:00.