14 December 2020
14.12.2020, Prishtinë - Oda e Avokatëve të Kosovës mbajti provimin nga Kodi i Etikës Profesionale për Avokatë, të cilit iu nënshtruan 30 kandidatë. Verifikimi i këtij provimit do të bëhet nga Komisioni vlerësues i OAK-së.
Të drejtën për t’iu nënshtruar këtij testimi e kanë kandidatët që kanë përfunduar Fakultetin Juridik dhe Provimin e Jurisprudencës.
Oda e Avokatëve të Kosovës, ka filluar të organizoi Provimin nga Etikës Profesionale, prej vitit 2013 dhe në parim organizohet gjashtë herë në vit, përkatësisht çdo dy muaj.
Kandidatët të cilët kalojnë me sukses këtë provim certifikohen dhe evidentohen në librat e posaçëm të Odës së Avokatëve të Kosovës.