KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Ndërroj jetë avokati Jusuf Berisha nga Prishtina

05 December 2020

ekipi

05.12.2020, Prishtinë – Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e saj, avokatin Jusuf Berisha.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, me datë 05.12.2020 në ora 16:00 varrezat e lagjes Arbëria (Dragodan) – Prishtinë, nga rrethi i ngushtë familjarë, për shkak të pandemisë Covid-19.

Oda e Avokatëve të Kosovës, i shpreh ngushllimet më të sinqerta familjarëve, miqëve dhe kolegëve të tij.

Avokati, Jusuf u lind me 01.03.1955 në fshatin Lupç i Poshtëm, Komuna e Prishtinës. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës me datë 28.04.1990, ndërsa, provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë me datë 14.12.2002 në Prishtinë. Gjatë periudhës 31.01.2003 e deri më 21.10.2003 ishte emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Mitrovicë.

Avokati Jusuf ushtroi profesionin e avokatit që nga data 20.04.2004 me seli të zyrës në Prishtinë.