KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Ndërroj jetë avokati Vehap Hashani nga Prizreni

28 December 2020

ekipi

Sot me datë 28.12.2020 në Prizren, Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e saj, avokatin Vehap Hasani.

Oda e Avokatëve të Kosovës, i shprehë ngushllimet më të sinqerta familjarëve, miqëve dhe kolegëve të tij.

Varrimi i të ndjerit, do të bëhet sot me datë 28.12.2020 në ora 16:00 në varrezat e qytetit në Prizren.

Avokati, Vehap Hashani u lind më 01.07.1938 Prizren. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Sarajevës me datë 30.12.1961, ndërsa provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë me datë 16.03.1966 në Beograd.

Avokati Vehap ushtroi profesionin e avokatit që nga data 13.11.1993, me seli të zyrës në Prizren.