KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Standardet ndërkombëtare dhe Ligji kundër diskriminimit - Prizren

09 November 2013

ekipi

Më 09 Nëntor 2013 (e shtunë), në Hotel Theranda në Prizren, Qendra Trajnuese për Avokatë në bashkëpunim me YIHR, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) kanë organizuar seminar me temë: ““Standardet ndërkombëtare dhe ligji kundër diskriminimit”.”

Numri i Avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë 31.

Ligjërues i këtij seminari kanë qenë: z. Hilmi Jashari, menaxher ligjorë në CRPK dhe z.Ivan Sterjoski, avokat nga Maqedonia të cilët kanë ligjëruar për diskriminimin, standardet ndërkombëtare dhe aplikimin e këtyre standardeve në Kosovë; për aspektet kryesore të ligjit kundër diskriminimit; për llojet rasteve të diskriminimit, bazat, format dhe fushat e diskriminimit.

Poashtu është ligjëruar për shfrytëzimin e jurisprudencës së GJEDNJ në rastet e diskriminimit.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.