KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale me theks të veçantë, Paraburgimi – Ferizaj

26 October 2013

ekipi

Më 26 Tetor 2013 (e shtunë), në restaurantin Bolero në Ferizaj, Qendra Trajnuese për Avokatë dhe zyra regjionale në Ferizaj, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) kanë organizuar seminar me temë: “Masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale me theks të veçantë, Paraburgimi”;

Numri i Avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë 25.

Ligjërues i këtij seminari ka qenë: z. Ali Kutllovci, gjyqtar i cili ka ligjëruar për masat për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë në raport me liritë dhe të drejtat e njeriut; llojet e masave për sigurimin e prezenncës së të pandehurit në procedurë penale; paraburgimi - shqyrtimi i përgjithshëm i tij; kuptimi i paraburgimit dhe parimet bazë të tij; funksionet e masave e sidomos masës së paraburgimit; bazat për paraburgim sipas KPP-së si dhe paraburgimi nëpër fazat e procedurës penale.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.