KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Etika profesionale ligjore - Pejë

19 October 2013

ekipi

Më 19 Tetor 2013 (e shtunë), në Hotel Dukagjini në Prishtinë, Qendra Trajnuese për Avokatë në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO), ka organizuar seminar me temën:: “Etika profesionale ligjore”.

Numri i Avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë 59.

Ligjërues i këtij seminari ka qenë z. Florin Vërtopi, avokat i cili ka ligjëruar për parimet e përgjithshme të Kodit të Etikës profesionale, burimet e rregullave të sjelljes profesionale të Avokatëve në Kosovë, për të drejtat detyrimet dhe përgjegjësitë e Avokatëve, aktet normative të OAK-së, statutin, shkeljet e rënda të detyrave dhe autoritetit të avokaturës, për procedurën disiplinore në OAK e në veçanti për Ligjin për Avokatinë dhe risitë që ky ligj i ka sjellur i cili ka hyrë në fuqi më 15 Qershor 2013.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.