KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale me theks të veçantë, Paraburgimi – PGJP

23 January 2014

ekipi

Prishtinë, 23.01.2014 - Në Zyrat e OAK-së, Qendra Trajnuese për Avokatë në kuadër të Programit Gjithëpërfshirës për Praktikantë (PGJP), ka organizuar seminarin me temën: “Masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale me theks të veçantë, Paraburgimi”.

Numri i praktikantëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë 41.

Ligjërues i këtij seminari ka qenë: z. Ali Kutllovci, gjyqtar i cili ka ligjëruar për masat për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë në raport me liritë dhe të drejtat e njeriut; llojet e masave për sigurimin e prezenncës së të pandehurit në procedurë penale; paraburgimi - shqyrtimi i përgjithshëm i tij; kuptimi i paraburgimit dhe parimet bazë të tij; funksionet e masave e sidomos masës së paraburgimit; bazat për paraburgim sipas KPP-së si dhe paraburgimi nëpër fazat e procedurës penale.