KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Ligji mbi Arbirtrazhin - Prishtinë

01 February 2014

ekipi

Prishtinë, 01.02.2014 - Në Hotel Gorenje, në Prishtinë, Qendra Trajnuese për Avokatë dhe programi i USAID-it për përmbarim dhe legjislacion komercial (CLE), në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: ”Ligji për Arbitrazhin”.

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë 77.

Ligjërues i seminarit ishte Ardi Shita, i cili ka ligjëruar për Arbitrazhin, evoluimin dhe zgjerimin e tij si metodë e zgjidhjes së kontesteve, dallimin në mes arbitrazhit dhe gjykatave, në kontestin e metodave alternative të zgjedhjes së kontesteve, juridiksionin e gjykatave, marrëveshjen e arbitrazhit, vendimi i arbitrazhit si dhe roli i gjykatave në pranimin dhe zbatimin e vendimeve të arbitrazhit.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 5 Kredi AVLO.