KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Provat, sigurimi i tyre dhe provat e papranueshme në procedurë penale - Prishtinë

21 December 2013

ekipi

Në Hotel Sirius në Prishtinë, Qendra Trajnuese për Avokatë, në në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën:: “Provat, sigurimi i tyre dhe provat e papranueshme në procedurë penale”.

Numri i Avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë 79.

Ligjërues i këtij seminari ka qenë: z. Xhevdet Elshani, gjyqtar i cili ka ligjëruar për implementimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë në legjislacionin penal të Kosovë, për provat dhe procesi i të provuarit; rëndësia, mbledhja e provave, shqyrtimi i tyre, efektet e provave të pa pranueshme në procedurë penale, provat e pa pranueshme në procedurë penale baza shoqërore juridike, koncepti bashkëkohor për liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, mbrojtja e dinjitetit, privatësisë si dhe qëndrimet e doktrinës juridike dhe praktikës gjyqësore ndaj provave të pa pranueshme.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO