KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Procedura përmbarimore - Prishtinë

07 December 2013

ekipi

Në hotel “Gorenje” në Prishtinë, Qendra Trajnuese për Avokatë, në bashkëpunim me programin e USAID-it për përmbarim dhe legjislacion komercial (CLE), në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO), kanë organizuar seminarin me temë: “PROCEDURA PËRMBARIMORE”.

Numri i Avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë 53.

Ligjërues të këtij seminari kanë qenë: Ardian Kryeziu, Diella Rugova dhe Ferid Bislimi të cila ka ligjëruar për sistemin e përmbarimit privat; procedurën e kundërpërmbarimit dhe mjetet juridike, kornizën ligjore të përmbarimit privat në Kosovë, kush mund të bëhet përmbarues privat si dhe me theks te veçantë për kompetencat ekskluzive të përmbaruesve privat, kompetencat përmbarimore që i mbeten gjykatave, për përmbarimin ndaj llogarive bankare, përmbarimin ndaj të ardhurave personale (sekuestrimi i pagave), përmbarimin ndaj pasurive të luajtshme, përmbarimin ndaj pasurive të paluajtshme; përfundimi i përmbarimit si dhe shtetet në të cilat ky sistem operon.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 5 Kredi AVLO.