KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

OAK certifikoi 35 kandidatet potencial të Provimit të Jurispodencës

12 February 2014

ekipi

Prishtinë - Oda e Avokatëve të Kosovës ka certifikuar 35 kandidatet potencial të Provimit të Jurispodencës të cilët për tetë (8) javë kanë ndjekur sesionin e trajnimeve të organizuar me profesor dhe ekspert eminent nga fusha juridike në Kosovë.

Trajnimi ka përfshirë periudhën Dhjetor 2013 – Janar 2014 dhe janë mbajtur në lëmin e të drejtës e procedurës civile, të drejtës civile, të drejtës penale, të drejtës së punës, të drejtës e procedurës administrative, të drejtës familjare dhe trashëgimore, të drejtës së procedurës penale, të drejtës së BE-së, nga e drejtat e njeriut, nga e drejta kushtetuese dhe nga e drejta komerciale.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna në ceremoninë e ndarjes së certifikatave për pjesëmarrësit e provimit të Jurisprudencës, ka thënë se OAK është përkujdesur që para juve të sjellë ligjërues eminent të lëmive të caktuara, nga të cilët keni përfituar si në aspektin teorik ashtu edhe atë praktik, duke ndarë dhe prezantuar njohuritë e tyre në mënyrë që tek ju, të kultivohen aftësitë juridike, të bëhet ngritja e kapaciteteve si dhe zhvillimi i shkathtësive praktike si kandidatë potencial për provimin e Jurisprudencës.

Kryetari Dobruna uroj kandidatet për përfundimin e trajnimit dhe me këtë rast, ai ftoi që pas përfundimit të Provimit të Jurispodencës të licencohen si Avokatë dhe të i kontribuojnë sistemit të drejtësisë.

Në anën tjetër, kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, z. Fejzullah Hasani i cili ishte edhe ligjërues në sesionin e parë të trajnimit përgëzoi Odën e Avokatëve të Kosovës për organizimin e këtyre trajnimeve, veçmas gërshetimin e këtyre ligjëratave me çështje nga praktika.

Ai vlerësoi si shumë të rëndësishme trajnimin e organizuar nga OAK, pasi siç tha ai kandidatet pjesëmarrës në këtë trajnim nuk kanë dalë nga këtu pa mësuar diçka. Hasani duke folur rreth aspektit praktik theksoi se duhet të fokusohemi veçanërisht në institute që kandidatëve ju duhen për provim.

Edhe avokati dhe ligjëruesi Adem Vokshi vlerësoi lartë bashkëpunimin në trajnime të organizuar nga OAK. Avokati Vokshi është shprehur se kam përcjell edhe gjenerata të tjera, por dua të theksoj se kësaj radhe interesimi për të kaluar kohë në këto ligjërata ka qenë tejet i madh, veçmas në detyrat nga çështjet praktike që u janë parashtruar.

Ai potencoi se ligjëruesit duhet t’i përshtaten kërkesave të kandidatëve sepse vlerësimet e tyre janë shumë të rëndësishme për të arritur tek kualitetet që dëshirojmë.