KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Shqyrtimi fillestar dhe shqyrtimi kryesor në Procedurë Penale - Prishtinë

15 February 2014

ekipi

Prishtinë - Në Hotel SIRIUS, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: ” Shqyrtimi fillestar dhe shqyrtimi kryesor në procedurë penale ”.

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë 154.

Ligjërues i seminarit ishte Agim Maliqi, gjyqtar, i cili ka ligjëruar për shqyrtimin fillestar sipas Kodit të Procedurës Penale të Kosovës; detyrimet e palëve gjatë shqyrtimit të dytë; shqyrtimi i dytë sipas Kodit të Procedurës Penale të Kosovës si dhe detyrimet e palëve para shqyrtimit të dytë.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.