KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Bashkëpronësia dhe pronësia e përbashkët - Prishtinë

08 March 2014

ekipi

Prishtinë - Në Hotel SIRIUS, në Prishtinë, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: ”Bashkëpronësia dhe pronësia e përbashkët ”.

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë 78.

Ligjërues të këtij seminar ishin: Erdogan Haxhibeqiri dhe Sylejman Nuredini, gjyqtar të Gjykatës Supreme të Kosovës, të cilët kanë ligjëruar për institutin e bashkëpronësisë dhe pronës së përbashkët; Zbërthimin e institutit të bashkëpronësisë me çasje të veçanta të dilemave, paqartësive dhe vështirësive që paraqiten me rastin e interpretimit dhe implementimit të rregullativës ligjore; Paraqitjen e rasteve nga praktika gjyqësore e qëndrueshme juridike me raste hipotetike nga këndvështrimi interaktiv; si dhe Zbërthimin dhe shkoqitjen e institutit të pronës në kate-etazhe, me çasje të veçanta të dilemave paqartësive dhe vështirësive që paraqiten me rastin e interpretimit dhe implementimit të rregullativës ligjore.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.