KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Etika profesionale dhe sistemi disiplinor në OAK - Prishtinë

15 March 2014

ekipi

Prishtinë - Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: ”Etika profesionale dhe sistemi disiplinor në OAK ”. Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë 73.

Ligjërues të këtij seminari kanë qenë: Florin Vërtopi, avokat, Adem Vokshi, avokat, Dastid Pallaska, avokat dhe Florim Shefqeti, Prokuror Disiplinor në OAK, të cilët kanë ligjëruar për Etikën profesionale ligjore, për funksionit dhe rolin e Prokurorit Disiplinor në OAK; Procedura Disiplinore pranë Komisionit Disiplinor të shqyrtimit si dhe procedurën në Komisionin e Kuvendit për Ankesa.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.