KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Etika profesionale dhe sistemi Disiplinor në OAK - Mitrovicë

14 June 2014

ekipi

Mitrovicë - Në Restaurant VAPIANO, në Mitrovicë, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: ”Etika profesionale dhe sistemi disiplinor në OAK ”.

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë 14.

Ligjërues të këtij seminari kanë qenë: Florin Vërtopi, avokat dhe Florim Shefqeti, Prokuror Disiplinor në OAK, të cilët kanë ligjëruar për Etikën profesionale ligjore, ndryshimet në kodin e etikës, rregulloren për procedurën disiplinore, shkeljet e detyrave dhe të autoritetit të avokatisë, për funksionin dhe rolin e Prokurorit Disiplinor në OAK si dhe Procedurën Disiplinore pranë OAK-së në përgjithësi.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.