KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Markat Tregtare - Prishtinë

21 June 2014

ekipi

Prishtinë - Në Hotel Gorenje, në Prishtinë, Qendra Trajnuese për Avokatë dhe programi i USAID-it për përmbarim dhe legjislacion komercial (CLE), në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: ”Markat Tregtare”.

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë 39.

Ligjërues i seminarit ishte Kujtesa Nezaj Shehu, i cili ka ligjëruar për: Çfarë është marka tregtare dhe kushtet për regjistrimin e markës tregtare; Paraqitja grafike dhe dallueshmëria e markave tregtare; Kushtet negative – Pengesat absolute të regjistrimit të markës tregtare; Kushtet negative – Pengesat relative të regjistrimit të markës tregtare; Si fitohet një markë tregtare – procedura; Të drejtat dhe kufizimet e bartësit të markës tregtare si dhe Realizimi i të drejtave nga markat tregtare.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 5 Kredi AVLO