KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Falimentimi - Prishtinë

28 June 2014

ekipi

Prishtinë - Në Hotel Gorenje, në Prishtinë, Qendra Trajnuese për Avokatë dhe programi i USAID-it për përmbarim dhe legjislacion komercial (CLE), në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: ”Falimentimi”. Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë 18.

Ligjërues i seminarit ishte Ardi Shita, i cili ka ligjëruar për: Problemet me ligjin aktual në Kosovë; Njohuritë themelore për falimentimin, Likuidimin dhe riorganizimin; Prezantim i ligjit për likuidimin dhe riorganizimin e personave juridik në falimentim; Parashtrimi i kërkesës për falimentim; Administratori dhe bordi i kreditorëve; Pasuria e falimentimit; Veprimet administrative; Paraqitja e kërkesave; Riorganizim si dhe Likuidimi dhe mbyllja e rastit.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 5 Kredi AVLO