KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Etika Profesionale e Avokatit dhe procedura disiplinore në OAK - Prizren

12 July 2014

ekipi

Prizren - Në Restaurant Univers – Vërmicë - Prizren, Qendra Trajnuese për Avokatë dhe programi i USAID-it për përmbarim dhe legjislacion komercial (CLE), në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: ” Etika Profesionale e Avokatit dhe procedura disiplinore në OAK”. Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë 45.

Ligjërues te seminarit ishin Florin Vërtopi-avokat dhe Florim Shefqeti - Prokuror Disiplinor i OAK-së, të cilët kanë ligjëruar për Etikën profesionale ligjore, ndryshimet në kodin e etikës, rregulloren për procedurën disiplinore, shkeljet e detyrave dhe të autoritetit të avokatisë, për funksionin dhe rolin e Prokurorit Disiplinor në OAK si dhe Procedurën Disiplinore pranë OAK-së në përgjithësi.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.