KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Mbledhja e Këshillit Drejtues të QTA

10 September 2014

ekipi

Prishtinë - Pas aprovimit të Rregullores për Qendrën Trajnuese nga Këshilli Drejtues i OAK-së, është mbajtur mbledhja e gjashtë e Këshillit Drejtues të Qendrës Trajnuese për Avokatë me strukturën e re të Këshillit të Qendrës.

Të pranishëm në këtë mbledhje ishin:

  • Visar Morina, Kryetar i Këshillit Drejtues të QTA-së;
  • Destan Rukiqi, anëtar;
  • Albert Islami, anëtar;
  • Lavdim Krasniqi, anëtar;
  • Albulena Ukimeraj, Koordinatore e Qendrës Trajnuese, OAK;

Ndërsa, mungoi: Ramë Gashi, anëtar; (mungesë e arsyetuar).

Janë shqyrtuar këto pika të rendit të ditës:

  • Rregullorja e Qendrës Trajnuese për Avokatë, ndryshimet pas aprovimit - z.Visar Morina, Kryetar i Këshillit Drejtues të QTA-së;
  • Hedhja e shortit për mandatin e Anëtarëve të Këshillit Drejtues të QTA-së;
  • Përcaktimi i vendit dhe datës për punëtorinë për hartimin e programit të trajnimeve 2015;
  • Të ndryshme!

Në këtë mbledhje janë shqyrtuar dhe janë marrë një sërë vendimesh të rëndësishme në lidhje me Qendrën Trajnuese. Është bërë hedhja e shortit për mandatin e anëtarëve të Këshillit; është përcaktuar data për punëtorinë e shkruarjen e Programit Kornizë të Trajnimeve për vitin 2015; janë përcaktuar ekspertët për hartimin e programit trajnues etj.

Mbledhja përfundoi në orën 18:00.