KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Juridiksioni i gjykatave në kontestet pronësore juridike - Prizren

27 September 2014

ekipi

Prizren - Në restaurant Univers–Vërmicë - Prizren, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: “Juridiksioni i gjykatave në kontestet pronësore juridike”.

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë 53.

Ligjërues të këtij seminari ishin: z.Sylejman Nuredini dhe z.Erdogan Haxhibeqiri të cilët kanë ligjëruar për juridiksionin e gjykatave në kontestet pronësore juridike, për kriteret juridike për caktimin e juridiksionit të Gjykatës Supreme në çështjet pronësore juridike-Panelin e Apelit dhe Dhomën e Veçantë ,nga këndvështrimi i praktikës së qëndrueshme gjyqësore, për juridiksionin e Gjykatës Themelore dhe rrjedhimisht të Gjykatës së Apelit në çështjet pronësore-juridike në raport me dhomën e veçantë dhe Panelin e apelit të Gjykatës Supreme me theks të veçantë në nenin 198 dhe 199 të Ligjit të Pronësisë dhe të Drejtave tjera Sendore, për shqyrtimet përfundimtare me propozim për evitimin e dilemave dhe paqartësive përkitazi zbatimit të LPK-ës dhe ligjeve tjera përkatëse si dhe juridiksioni i gjyqtarëve të EULEX-it në kontestet pronësore sipas Ligjit nr.04/L-273, për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me mandatin e emisionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Republikën e Kosovës dhe dilemat që paraqiten lidhur me të me çasje të veçantë të marrëveshjes së Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Shefit të EULEX-it.

Në këtë seminar Avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.