KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kontrata për kredinë kamatrën dhe kamatëvonesën - Prishtinë

13 September 2014

ekipi

Prishtinë - Në Hotel Gorenje, Qendra Trajnuese për Avokatë dhe programi i USAID-it për përmbarim dhe legjislacion komercial (CLE), në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: “Kontrata për kredinë kamatrën dhe kamatëvonesën”.

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: 42.

Ligjërues i seminarit ishte Sefadin Blakaj, i cili ka ligjëruar për rregullimin e kontratës për kredinë me legjislacionin në fuqi në Kosovë; formën e kontratës për kredinë; elementet esenciale të kontratës për kredinë; klauzolat e kontratës për kredinë; kamataën; ndalimin e kamatës në kamatë; Supozimin e kontratës me fajde; rregullimi i kamatëvonesës me dispozitat e ligjit ekzistues të marrëdhënieve të detyrimeve; mënyrën e llogaritjes së kamatës dhe kamatëvonesës; riprogramimin e kredisë si dhe llogaritjen e kamatëvonesës me rastin e ristrukturimit të kredisë.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 5 Kredi AVLO