KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Këshilli Drejtues i QTA takim të përbashkët me partnerët strategjik

01 October 2014

ekipi

Prishtinë - Është mbajtur mbledhja e shtatë me radhë e Këshillit Drejtues të Qendrës Trajnuese për Avokatë. Në këtë mbledhje ka pasur gjithëpërfshirje edhe nga partnerët strategjik të cilët ndihmojnë Odën e Avokatëve të Kosovës, konkretisht Qendrën Trajnuese për Avokatë.

Të pranishëm në këtë mbledhje ishin:

  • Visar Morina, Kryetar i Këshillit Drejtues të QTA-së;
  • Ramë Gashi, anëtar;
  • Destan Rukiqi, anëtar;
  • Albert Islami, anëtar;
  • Lavdim Krasniqi, anëtar;
  • Albulena Ukimeraj, Koordinatore e Qendrës Trajnuese - OAK

Pjesëmarrës të tjerë prezent në këtë mbledhje:

  • Ibrahim Dobruna, Kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës;
  • Yll Zekaj Drejtor Ekzekutiv, OAK;
  • Nga organzizatart bashkëpunëtore të OAK-së:
  • John Fortunari, NCSC, USAID;
  • Kushtrim Tolaj, NCSC, USAID;
  • Ardian Klaiqi, UNICEF;
  • Llauren Baillie, PILPG, USAID;
  • Agon Gashi, PILPG, USAID;
  • Shibani Shah, CLE, USAID;
  • Edona Bytyqi, CLE, USAID;
  • Zana Govori, CLE USAID.

Janë shqyrtuar këto pika të rendit të ditës:

  1. Veprimet pëgatitore për hartimin e Programit të trajnimeve të QT -OAK për vitin 2015;
  2. Diskutimi i sugjerimeve/propozimeve të organizatave donatore në Kosovë për programin e trajnimeve;

Në këtë mbledhje janë shqyrtuar dhe janë marrë një sërë vendimesh të rëndësishme në lidhje me Qendrën Trajnuese. Janë prezatuar mekanizmat dhe veprimet e ndërmarrura për vlerësimin e nevojave për trajnime si dhe detajet në lidhje me punëtorinë që do të mbahet në datë 10-12 Tetor 2014 për të hartuar programin e trajnimeve për vitin 2015.

Në këtë mbledhje poashtu, kanë prezantuar edhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, partnerë të OAK-së, të cilët kanë prezantuar programet e tyre në lidhje me trajnimet që janë në gjendje t’i ofrojnë Qendrës Trajnuese për Avokatë dhe mbështjeten e OAK-së edhe në dimensione të tjera.