KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Përgjegjësia parakontraktuale, formimi dhe interpretimi i kontratave - Prishtinë

11 October 2014

ekipi

Prishtinë - Në Hotel Gorenje, në Prishtinë, Qendra Trajnuese për Avokatë dhe programi i USAID-it për përmbarim dhe legjislacion komercial (CLE), në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: ”Përgjegjësia parakontraktuale, formimi dhe interpretimi i kontratave”. Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: 39.

Ligjërues i seminarit ishte Sefadin Blakaj, i cili ka ligjëruar për kontratat dhe përgjegjësitë parakontraktuese, baza ligjore për përgjegjësinë parakontraktuese; detyrimet parakontraktueale, detyrimet e informimit të palës; lidhja e kontratave; oferta; pranimi i ofertës; kuptimi dhe llojet e interpretimit të kontratave; interpretimi jashtëgjyqësor dhe gjyqësor i kontratave; interpretimi i dispozitave të kjarta dhe jo-kontestuese, interpretimi i dispozitave kontestuese dhe jo të qarta të kontratave; teknika e interpretimit.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 5 Kredi AVLO