KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Qeverisja korporative - Mitrovicë

18 October 2014

ekipi

Mitrovicë - Në Hotel Lux, në Mitrovicë, Qendra Trajnuese për Avokatë dhe programi i USAID-it për përmbarim dhe legjislacion komercial (CLE), në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: ”Qeverisja korporative”.

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: 20 .

Ligjërues i seminarit ishte Ardi Shita, i cili ka ligjëruar për qeverisjen korporative në përgjithësi dhe çështjet ligjore; qeverisja korporative në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe në shtetet e Bashkimit Evropian; parimet e OBZhE-së për qeverisje korporative të korporatave; marrëveshja e ortakerisë dhe rregulloret; etika e biznesit në përgjithësi; konflikti i interesave; politikat për parandalimin e konfliktit të interesave; detyrimi i besnikërisë; rregullatorët ekonomik; qeverisja e ndërmarrjeve publike.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 5 Kredi AVLO