KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Parandalimi i pastrimit të parave dhe Financimi i Terrorizmit - Prizren

25 October 2014

ekipi

Prizren - Në Hotel CENTRUM, në Prizren, Qendra Trajnuese për Avokatë në bashkëpunim me Njësinë për Intelegjencë financiare dhe Projektin: B&S Europe, të Komisionit Evropian, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: ”Parandalimi i pastrimit të parave dhe Financimi i Terrorizmit”.

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: 34 .

Ligjërues i seminarit ishte Hajrip Krasniqi, i cili ka ligjëruar për Strategjinë Kombëtare dhe Planin e Veprimit për parandalimin dhe luftimin e Ekonomisë Joformale, Pastrimin e Parave, Financimin e Terrorizmit, dhe Krimeve Financiare 2014-2018 - Ekipi i Projektit të BE-së; Detyrimet ligjore, standardet minimale, procedurat për identifikimin dhe parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit - NJIF-K ; Obligimet e definuara në Ligjin PPP/FT si pjesë e punës së përditshme të avokatëve ; Kriminalizimi i veprës së PP/FT dhe këndvështrimi nga puna e përditshme e avokatëve; Kërkesat ndërkombëtare në fushën e PPP/FT- Ekipi i Projektit të BE-së; Tipologjitë, treguesit dhe inspektimi i pajtueshmërisë - NJIF-K.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.