KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Trajnimi i Trajnerëve me avokatët jo shumicë – Mitrovicë Veriore

08 December 2014

ekipi

Mitrovicë - Në Qendrën regjionale të komunitetit në Mitrovicë, Qendra Trajnuese për Avokatë në bashkëpunim me NCSC-në, me qëllim të ngritjes së cilësisë së trajnerëve edhe nga ana e minoriteteve të OAK-së kanë organizuar Trajnimin e Trajnerëve, me temë: “Orientim rreth Doracakut Trajnues dhe metodologjitë e trajnimeve”.

Numri i trajnerëve që kanë ndjekur këtë trajnim një ditor ka qënë 2. Ligjërues të këtij trajnimi ishin: z.Adem Vokshi, Avokat dhe z.Lavdim Krasniqi, Drejtor i Institutit Gjyqësor të Kosovës të cilët kanë theksuar nevojën për trajnerët e OAK-së për të ndjekur Doracakun e trajnuesve të OAK-së; duke rifreskuar njohuritë e trajnuesve rreth teknikave interaktive të trajnimit të të rriturve që do të zbatohen në trajnimet e OAK-së, gjatë vitit 2015; se si të hartohen agjendat dhe struktura e përmbajtjes së trajnimeve, pastaj për teknikat interaktive të trajnimit duke demosntruar shembuj praktik, hartimin e agjendave dhe planit të trajnimeve konkrete në punë me grupe nga pjesëmarrësit duke përdorur shembuj praktik se çfarë duhet të përfshijë plani i trajnimeve: (objektivat, skicën e përmbajtje substanciale të trajnimit dhe teknikat Interative të trajnimit).

Trajnimi është zhvilluar në mënyrë bashkëbiseduese më Trajnerët duke shkëmbyer përvoja dhe duke dhënë idetë e tyre në relacion me praktikat më të mira të realizimit të trajnimeve.