KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Mbledhja e Këshillit Drejtues të Qendrës Trajnuese për Avokatë

23 February 2015

ekipi

Prishtinë - Është mbajtur mbledhja e dytë me radhë e Këshillit Drejtues të Qendrës Trajnuese për Avokatë në vitin 2015.

Të pranishëm në këtë mbledhje ishin:

  • Visar Morina, Kryetar i Këshillit Drejtues të QTA-së;
  • Ramë Gashi, anëtar;
  • Destan Rukiqi, anëtar;
  • Lavdim Krasniqi, anëtar;
  • Albulena Ukimeraj, Koordinatore e Qendrës Trajnuese, OAK.

Munguan:

  • Albert Islami, anëtar (mungesë e Arsytuar.

Pjesëmarrës të tjerë prezent:

  • Yll Zekaj Drejtor Ekzekutiv, OAK;
  • Edona Sina, Praktikante - OAK

Në këtë mbledhje janë shqyrtuar këto pika të rendit të ditës:

Aktivitetet e QTA duke përfshirë trajnimet AVLO, trajnimet PGJP, trajnimet për jurisprudencë, Programi i Mentorimit, zbatimi i vendimeve të Këshillit Drejtues/QTA, programi i trajnimeve për 2015, të raportuara nga Albulena Ukimeraj, Koordinatore e Qendrës Trajnuese për Avokatë.

Janë prezantuar shenjat identifikuese të QTA-së, tashmë të përfunduara,banerët, flamujt, emblemat dhe Vula e QTQA-së.

Me qëllim të rritjes së numrit dhe kualitetit të trajnimeve, është propozuar lista e trajnerëve nga secili anëtar i Këshillit

Trajnimet për praktikantë/ programi/temat/ligjëruesit;

Trajnimet për jurisprudencë/ programi/ temat/ ligjëruesit;

Trajnimi i trajnerëve – është përcaktuar data për organizimin e trajnimit, mbëtët në këtë njavë të identifikohen pjesëmarrësit, janë përcaktuar ligjëruesit si dhe kohëzgjatja.

Programi i trajnimeve 2015 - pas printimit - është menduar të ketë një tryezë më donatorë, media dhe në bashkëpunim me OAK-në, të publikohet programi i trajnimeve në kohen kur do të publikohet raporti i OAK-së dhe raporti i takimeve Bench Bar.

Mbledhja përfundoi në orën 18:30.