KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

OAK ofroi seminar AVLO për avokatet nga Komuniteti pakicë

04 March 2015

ekipi

Mitrovicë – Oda e Avokatëve të Kosovës në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar për avokatët të komunitetit pakicë me temën: Masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit”.

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: 10.

Ligjërues i seminarit ishte avokat Nebojsa Vlajic, i cili ka ligjëruar për masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit, në përgjithësi. Ai gjatë ligjëratës ka pasqyruar në mënyrë të përgjithshme mbi masat e veçanta që ndërlidhen me Thirrjen, Urdhër arrestin, Premtimi i të pandehurit se nuk do të lëshojë vendin e banimit, Ndalimi për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar, Raportimi në stacionin policor, Detyrimet e veçanta për shtyrjen e procedurës penale.

Në pjesën e dytë të seminarit ligjëruesi është fokusuar rreth çështjeve që kanë të bëjnë me Garancinë, Vendimi për garanci, Përmbajtja, Mosrespektimi dhe shfuqizimi. Pastaj, arrest shtëpie, Kushtet për caktimin e arrestit shtëpiak, Mbikëqyrja, Mosrespektimi dhe shfuqizimi.

Edhe paraburgimi ishte fokus i kësaj ligjëratë duke specifikuar rreth Kushteve për caktimin e paraburgimit, Procedura për caktimin e paraburgimit, Përmbajtja e vendimit etj.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.