KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Seminar me praktikant – “Sistemi i Drejtësisë në Republikën e Kosovës”

07 May 2015

ekipi

Prishtinë - Qendra Trajnuese për Avokatë në kuadër të Programit Gjithëpërfshirës për Praktikantë (PGJP), ka organizuar seminarin me temën: “Sistemi i Drejtësisë në Republikën e Kosovës”.

Numri i Praktikantëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë 91.

Ligjërues i seminarit ishte Kushtrim Palushi, avokat, i cili ka ligjëruar për sistemin e drejtësisë të Republikës së Kosovës, rregullimin kushtetues dhe ligjor të sistemit të drejtësisë në Kosovë, institucionet dhe akterët e sistemit të drejtësisë në Kosovë, sistemin prokurorial të Kosovës , organizimin dhe juridiksionin e Prokurorive, Prokurorinë Themelore (Departamentin e Përgjithshëm, Departamentin për Krime të Rënda, Departamentin për të Mitur ), Prokurorinë e Apelit, Prokurorinë Speciale, sistemin gjyqësor të Kosovës, organizimin dhe juridiksionin e gjykatave, Gjykatën Themelore (Departamentin e Përgjithshëm, Departamentin për Çështje Ekonomike, Departamentin për Çështje Administrative, Departamentin për të Mitur), Gjykatën e Apelit, Gjykatën Supreme, Gjykatën Kushtetuese dhe kontrollin kushtetues të vendimeve të gjykatave.