KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

E drejta e punës dhe mbrojtja gjyqësore nga marrëdhënia e punës - Mitrovicë

09 May 2015

ekipi

Mitrovicë - Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: “E drejta e punës dhe mbrojtja gjyqësore nga marrëdhënia e punës”.

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: 22.

Ligjërues të seminarit ishin Merita Stublla Emini, Avokate në Prishtinë dhe Lumni Sallauka, Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren, të cilët kanë ligjëruar për të drejtën e punës në relacion me të drejtat tjera, teorinë dhe doktrinën e të drejtës së punës, kontestet nga marrëdhënia e punës sipas ligjit të punës, fushën e zbatimit të Ligjit të Punës, llojet e kontratave të punës sipas Ligjit të Punës, shkaqet e shkëputjes së marrëdhënies së punës sipas Ligjit te Punës, procedurën para ndërprerjes së kontratës së punës nga ana e punëdhënësit, procedurën gjyqësore për mbrojtjen e të drejtave të punës, mbrojtjen e të drejtave për të punësuarit brenda organeve të punëdhënësit, mbrojtjen e të punësuarit në Gjykatë, vendimet e gjykatës në rastet kur konstatohet paligjshmëria e ndërprerjes së kontratës së punës, respektimi i afateve për të kërkuar mbrojtje gjyqësore, shterimi i mjeteve të brendshme juridike për të kërkuar mbrojtje gjyqësore si dhe pasojat juridike të mosrespektimit të afateve për të kërkuar mbrojtje gjyqësore sipas legjislacionit në fuqi tek kontestet e punës.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.