KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Seminar me praktikantë - E drejta e punës dhe mbrojtja gjyqësore nga marrëdhëdhënia e punës

29 June 2015

ekipi

Prishtinë, 29.06.2015 - Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Programit Gjithëpërfshirës për Praktikantë, (PGJP) ka organizuar seminar me temën: “E drejta e punës dhe mbrojtja gjyqësore nga marrëdhëdhënia e punës”.

Numri i praktikantëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: 43.

Ligjëruese e këtij seminari ishte Merita Stublla-Emini, e cila ka ligjëruar për kontestet nga marrëdhënia e punës sipas Ligjit të Punës, fushat e zbatimit të Ligjit të Punës, llojet e kontratave të punës sipas Ligjit të Punës, shkaqet e shkëputjes së marrëdhënies së punës sipas Ligjit të Punës, procedura para ndërprerjes së kontratës së punës nga ana e punëdhënësit, procedura gjyqësore për mbrojtjen e të drejtave të punës, mbrojtja e të drejtave për të punësuarit brenda organeve të punëdhënësit, mbrojtja e të punësuarit në Gjykatë, vendimet e Gjykatës në rastet kur konstatohet paligjshmëria e ndërprerjes së kontratës së punës, respektimi i afateve për të kërkuar mbrojtje gjyqësore etj.

Seminari është mbajtur në Hotel "Sirius", në Prishtinë.