KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Konfiskimi i aseteve dhe pasurisë së fituar me vepër penale - Prishtinë

04 July 2015

ekipi

Prishtinë, 04.07.2015 - Qendra Trajnuese për Avokatë në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: “Konfiskimi i aseteve dhe pasurisë së fituar me vepër penale”.

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: 28.

Ligjërues i këtij seminari ishte Ali Kutllovci, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë në Departamentin e krimeve të rënda, i cili ka ligjëruar për format e marrjes së pasurisë së fituar me vepër penale, qëllimet që arrihen me marrjen e pasurisë së përfituar me vepër penale, burimet juridike ndërkombëtare e vendore lidhur me sekuestrimin dhe konfiskimin, bazat, parimet dhe procedura për sekuestrim dhe konfiskim, vështirësitë në aplikimin praktik të dispozitave ligjore etj.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.