KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kundërshtimi dhe vërtetimi i amësisë dhe i atësisë - Prizren

30 May 2015

ekipi

Prizren, 30.05,2015 - Në Restaurant “White House”, në Prizren, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: “Kundërshtimi dhe vërtetimi i amësisë dhe i atësisë”.

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: 35.

Ligjërues të këtij seminari ishin Valon Totaj, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren dhe Zenel Leku, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren, të cilët kanë ligjëruar për subjektet e të drejtës prindërore, statusin e fëmijës, fëmijët jashtëmartesorë dhe ata martësorë, procedurën e kundërshtimit të amësisë dhe të atësisë, procedurën e ofrimit të mbrojtjes së fëmijëve të mitur në këtë procedurë, procedurën e njohjes dhe të vërtetimit të amësisë dhe të atësisë së fëmijëve jashtëmartesorë, procedurën e ofrimit të mbrojtjes së fëmijëve të mitur në këto raste, të drejtën e fëmijës për të inicuar padi për vërtetimin e amësisë apo të atësisë si dhe për përpilimin e parashtresave të ndryshme në përputhje me kërkesat që dalin nga dispozitat e Ligjit për Familjen të Kosovës,

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.