KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Seminar me praktikantë - Akti administrativ

15 July 2015

ekipi

Prishtinë, 15.07.2015 - Në Hotelin “Sirius”, në Prishtinë, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Programit Gjithëpërfshirës për Praktikantë, (PGJP) ka organizuar seminar me temën: “Akti administrativ”.

Numri i praktikantëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: 42.

Ligjëruese e këtij seminari ishte Prof.Dr.sc Mirlinda Batalli, e cila ka ligjëruar për llojet e akteve administrative, karakteristikat e akteve administrative, pjesët përbërëse të vendimit, klasifikimin e vendimeve, vlefshmërinë e aktit administrativ, hyrjen në fuqi të aktit administrativ, pavlefshmërinë e aktit administrativ, konkluzionin, revokimin dhe shfuqizimin e aktit administrativ, njoftimin e aktit administrativ, zbatimin e aktit administrativ, ekzekutimin, afatet për zbatimin e aktit administrativ, ankimimin administrativ, korrigjimin e akteve administrative, njoftimin për aktin administrativ, përmbajtjen dhe mënyrat e bartjes së njoftimeve, parimet e përgjithshme, pasojat, subjektet dhe afatin kohor për ankimimin administrativ, kushtet formale për zhvillimin e procedurës së ankimit, aktet reale, aktet me natyrë diskreciale etj.